Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u ndal këtë të shtunë në Kombinat, për të parë se në çfarë gjendjeje janë familjet e goditura nga tërmeti.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ai deklaroi se qytetarët nuk kanë përfituar bonus qiraje.

 

Duke akuzuar qeverinë për këtë, Këlliçi premtoi ndryshimin më 25 prill.

 

“Në Kombinat qendër e tashmja është një fotografi e Nëntorit 2019. Që prej tërmetit s’ka lëvizur asgjë për mirë. Shumë familje që s’kanë përfituar bonus qiraje, qëndrojnë ende në pallatet e dëmtuara. Nuk kanë para të jetojnë tjetërkund. Policia shkon t’i nxjerrë me forcë. U presin dritat dhe ujin. Pas tërmetit vendosën një shirit ndalimi pa bërë kontrollet përkatëse. Asnjë ekspert nuk ka shkuar për të caktuar se cilat pallate duhen shembur. Fadromat dhe kompania e caktuar për këtë punë ishin pa stemë identifikuese. Nuk dihet ende cilët ishin. Banorët nuk kanë marrë asnjë shkresë apo proces-verbal për veprimet që janë kryer. Aty ku punohet pa shkresa, ku puna nuk dokumentohet, ka vjedhje. Më 25 prill ne do ta ndalim këtë poshtërsi! Edhe 59 ditë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *