Percy Ewart Lockton, 87 vjeç, u diagnostikua me koronavirus muajin e kaluar. Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai filloi të luftonte me jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Manchester.

 

Mbesa e tij, Sophie tha se: “Për disa ditë në ishim të shqetësuar për shëndetin e tij dhe na u komunikua që të përgatiteshim për më të keqen”.

 

Me ndihmën e disa antibiotikëve që ndihmuan në trajtimin e një infeksioni tjetër të gjoksit të shkaktuar nga Covid-19, gjendja filloi të ndryshonte për Ewart. Ndërsa shëndeti i tij u përmirësua, atij iu tha që të shkonte në shtëpi.

 

Në një postim në “Facebook”, Sophie ka treguar një moment të Ewart duke lënë ambientet e spitalit, i shoqëruar nga një infermiere dhe me një maskë mbrojtëse.

 

“Ky është gjyshi im 87-vjeçar duke i thënë lamtumirë stafit të spitalit ku ka qëndruar për 2 javë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai po e përfundon shërimin e tij, atje ku i takon, në shtëpi”, shkruhet në postimin e mbesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *