Subscribe

Shoqërohet me tensione që në nisje ceremonia përkujtimore e 1 vjetorit të vrasjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në Bularat.

 

Një i afërm i të ndjerit tentoi të mos lejoi gazetarët shqiptarë të ndjekin meshën duke hedhur edhe akuza në drejtim të tyre.

 

 

“Na thoni pse keni vrarë djalin. Përse më vini këtu, ikni qërohuni.  Jeni turq, vrasës”.

 

 

Ndërkohë kreu i OMONIAS, Fredi Bejleri uli tensionet duke folur për një ceremoni paqësore.

 

FREDI BEJLERI

 

KRYETAR I OMONIA-s

 

 

“Akoma nuk dalë rrethanat e ekzekutimit të tij. Kemi ardhur të ngushëllojmë familjen në mënyrë paqësore. Nuk ka asnjë incident, njerëzit janë paqësore në kishe dhe tek varreza. Është detyra jonë të ngushëllojmë familjen kushdo qofshin rrethanat e ngjarjes. Qeveria të zbardhë sa më shpejt ngjarjen.Minoritarët në Shqipëri janë aq të sigurt sa janë edhe pjesa tjetër e popullit shqiptar. Ka probleme në mos zbatimin e drejtat e njeriut si arsimimi në gjuhën amtare greke, pronat kryesisht në Himarë. Marrëdhëniet mes minoritarëve greke dhe shqiptarëve janë përmirësuar.”

 

Në brendësi të fshatit nuk ka forca të dukshme policore por prej ditësh agjentë të antiterrorit janë dislokuar në Bularat.

 

Megjithatë kontrollet e policisë nuk kanë munguar në hyrje të fshatit për të evituar pjesëmarrjen në ceremoni të personave që mund të cënojnë sigurinë.

 

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit rreth 1800 shtetas grek kanë hyrë në shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës për të ndjekur ceremoninë.

Policia i refuzoi hyrjen 3 personave të shpallur non grata dhe 7 të tjerëve që nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit.

 

Edhe mëngjesin e së shtunës 20 persona të tjerë me një mikrobus mbërritën në bularat për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kacifas, i cili humbi jetën një vit më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA.

 

35 vjecari që ishte pjese e batalionit të forcave speciale të forces tokësore refuzoi të dorëzohej ndërsa fillimisht terrorizoi fshatin duke qëlluar me kallashnikov në ajër, ditën e ceremoninse përkujtimore të ushtarëve greke të rënë në luftën italo-greke.

Prirjet ekstremiste Kcifas i shfaqte edhe ne rrjetet sociale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *