Një familje italiane e cila kishte ardhur për turizëm në Shqipëri, ka humbur rrugën gjatë natës në zonën e Mallakastrës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

 

Pas disa orë kërkimesh nga policia dhe banorët vendas në zonën e Rabijes turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore.

 

Familja italiane ndodhet në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *