Familja e Vasilika Haxhiu
Vasilika Haxhiu, kryefamiljare 50 vjeçe, punon sanitare
Kasandra Haxhiu 18 vjeçe, vajza e madhe, maturante, dëshira e saj të bëhet inxhiniere, por edhe piktura i pelqen shume
Kanela 16 vjeçe
Kristjani 12 vjeç, fëmijë i shkathët, pavarësisht peshës së madhe qe ka, të kujdeset për tre femra, nuk harron kurrë të buzëqeshë, dëshira e tij të bëhet arkitekt. Ai vuan nga azma për shkak të lagështirës që ka shtëpia.
Vasilika prej më shumë se 10 vitesh nuk ka parë një ditë të bardhë, pas vdekjes së bashkëshortit, u përball me pas problemet në frymëmarrje të djalit. Me ndihmën e banorëve ata sot kanë një shtëpi të tyre. Banorët e zonës e kanë ndihmuar me moblije e sende të tjera, por prapë shtëpia e tyre nuk është e banueshme, arsyeja është lagështira e madhe. Banesa ka nevojë për suvatim jashtë, zgjidhjen e problemit të lagështirës, dyer e dritare, moblije etj.

PARA

PAS