Subscribe

Gjyqi i njohur si “Babalja” u shty këtë të mërkurë pasi informacioni  i kërkuar nga gjykata nëse Albert Veliu ndodhet në burg në Belgjikë apo i lirë, nuk mbëbrriti në adresën e duhur.

 

Veliu pritet të ekstradohet drejt shqipërisë pas kërkesës të prokuroreve shqiptare ndërsa Fredi Alizoti i cili ka imituar zërin e Agron Xhafajt vijoi me akuzat duke u shprehur se njerëz të Lulzim Bashës pritën në një shtëpi private në Bruksel familjen e Babales.

 

Ndërkohë jashtë gjykatës, ish deputeti i PD Ervin Salianji i pandehur për moskallëzim krimi së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi, publikoi të dhëna që sipas tij provojnë falsifikimin e ketj procesi.

 

Salianji publikoi po ashtu edhe disa dënime penale te Fredi Alizotit që sipas tij është kapur nga rilindja për të mbuluar përfirjen e vëllait të ish ministrit Xhafaj në trafikun e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *