Një person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit dhe dy të tjerë janë  shpallur në kërkim, pasi akuzohen për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Identiteti”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale  R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

 

Gjithashtu ndiqet në gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durres, për veprat penale ”Shperdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, ndërsa janë  shpallur në kërkim shtetasit V.Z. dhe E.K.

 

Sipas policisë V.Z, kishte aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *