Facebook, rrjeti social që ka kaluar nga një lojë universitare në një lojë të madhe mediatike me 2.8 miliardë përdorues, mbush 17 vjeç.

Platforma u lançua në 4 Shkurt 2004 nga Mark Zuckerberg dhe shokët e tjerë të kolegjit të tij “Harvard”, Eduardo Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes .

Ata investuan si fillim vetëm një mijë dollarë dhe plarforma ishte projektuar fillimisht vetëm për studentë, por shumë shpejt u zgjerua në shkolla të tjera për të pasur më pas përhapjen në të gjithë botën.

Deri më tani, sipas tremujorit të fundit, facebook ka 2.8 miliardë përdorues në muaj. Rajoni më i rëndësishëm tani për rrjetin social të Zuckerberg është Azia, shkruan Vizion Plus.

Përtej inovacioneve të zbatuara gjatë viteve (video e drejtpërdrejtë, inteligjencë artificiale, tregti elektronike, takime, pagesa) përmirësimi i vërtetë i Facebook erdhi me fillimin e Messenger në 2011 (tani ka 1.3 miliard përdorues aktivë në muaj) dhe blerjen e Instagram 2012 (1 miliard përdorues) dhe WhatsApp në 2014 (2 miliard përdorues).

Të ardhurat totale gjithashtu konsistuan pothuajse tërësisht në të ardhurat nga reklamat dhe u rritën me 33% në 28.07 miliardë dollarë në tremujorin e katërt që përfundoi më 31 dhjetor 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *