Amnesty international akuzon gjigandët e teknologjisë, Facebook dhe Google se cënojnë të drejtat e njeriut përmes strategjive që përdorin për të bërë biznes. Në një raport të publikuar këtë të enjte, theksohet se modeli i mbledhjes së të dhënave është tërësisht  i papajtueshëm me të drejtën e privatesise dhe paraqet kërcënim për lirinë e mendimit dhe shprehjes, të drejtën e barazisë dhe mosdiskriminim.

 

“Google dhe Facebook mbizotërojnë jetën tonë moderne  duke grumbulluar fuqi të pashembullt mbi botën dixhitale dhe duke fituar para nga të dhënat personale të miliarda njerëzve. Kontrolli i tyre i fshehtë i jetës sonë dixhitale dëmton vetë thelbin e privatësisë dhe është një nga sfidat përcaktuese të të drejtave të njeriut të epokës sonë”

 

Ne raport gjithashtu thuhet se platformat e Google dhe Facebook janë mbështetur ne sistemet algoritmike që përpunojnë vëllime të mëdha të të dhënave për të nxjerrë karakteristika tepër të hollësishme për njerëzit dhe formësojnë përvojën e tyre në internet.

 

Organizata nenvizon se edhe skandali i Cambridge Analytica zbuloi se sa lehtë mund të keqpërdoren të dhënat e njerëzve në mënyra të paparashikuara me qëllim manipulimin dhe ndikimin e tyre.

 

“Tashmë kemi parë që arkitektura e gjerë e Google dhe Facebook për reklamim është një armë e fuqishme në duar të gabuara. Jo vetëm që mund të keqpërdoret për qëllime politike, me pasoja potencialisht shkatërruese për shoqërinë, por lejon të gjitha llojet e taktikave të reja të reklamimit shfrytëzues siç janë predikimi ndaj personave të cënueshëm që luftojnë me sëmundje, shëndet mendor ose varësi. Për shkak se këto reklama janë përshtatur për ne si individë, ato janë të fshehura nga shqyrtimi publik.”

 

Amnesty International bën thirrje që qeveritë duhet urgjentisht të marrin masa ne zbatimin e ligjeve të forta për mbrojtjen e të dhënave dhe operimin e gjigandeve te teknologjise në përputhje me respektimin e te drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *