Facebook duket se së fundmi po punon për të ofruar bonuse për punonjësit të cilët përparojnë në çështje sociale të rëndësishme duke u distancuar nga rritja ekonomike ambicioze që kompania ka adoptuar deri më tani.

 

Kjo risi lidhet me çështje që kanë krijuar probleme për shoqërinë, siç është përhapja e lajmeve të rreme, privatësia dhe siguria.

 

Ndërkohë deri më tani, kompania Facebook ka vlerësuar punonjësit e saj për kontributin e performancës së tyre në rritjen e numrit të përdoruesve dhe në faktorët ekonomikë të bazuar përmes efikasitetit më të madh komercial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *