Forcat e Armatosura janë angazhuar për hapjen e rrugës së fshatit Trebinjë në Pogradec dhe zonës së Thethit në Shkodër.

Me kërkesë të pushtetit lokal, FA po transportojnë 800 pako ushqimore nga Rezervat Materiale të Shtetit për banorët e fshatrave të bllokuar në bashkitë e Vaut të Dejës, Mirditë, Lezhë dhe Kurbin.

Gjithashtu, trupat dhe mjetet lundruese dhe të kalueshmërisë së lartë të batalionit të I të këmbësorisë dhe atij të mbështetjes rajonale po ndihmojnë lëvizjen e banorëve të njësive administrative Ana e Malit dhe Dajç në bashkinë e Shkodrës.

Sa i përket gjendjes së akseve kombëtare, ato janë të kalueshme, por në zonat malore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Sakaq, në akset rurale të zonave malore është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *