FIFA ka falenderuar një sërë personalitetesh nga bota për evakuimin nga Afganistani të një grupi të dytë refugjatësh të lidhur me futbollin dhe basketbollin e grave.

 

Një total prej 57 individësh, kryesisht gra dhe fëmijë, u ulën të sigurt në Doha të mërkurën, 20 tetor, me një fluturim çarter të Qatar Airways.

 

Mes emrave që kanë kontribuar në këtë mission, kreu i FIFA, Gianni Infantino ka renditur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

 

“Ne do të dëshironim të shprehnim falënderimet më të sinqerta për Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me misionin humanitar dhe për asistencën e tyre në zhvendosjen në siguri të këtyre pjesëtarëve të komuniteti të futbollit në situatat më të vështira”. FIFA do të vazhdojë të punojë për evakuimin e anëtarëve të tjerë të familjes së sportit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *