Në territorin e Bashkimit Europian do të pranohen vetëm ata emigrantë të cilët largohen nga vendet e luftës. Ky është konkluzioni i arritur në paktin mes 3 vendeve të Bashkimit Europain: Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë në samitin e ministrave të Brendshëm të vendeve të BE, që po mbahet në Innsbruck.

 

Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini së bashku me homologun gjerman Seehofer e atë austriak Herbert Kickl ranë dakord për një marrëveshje që synon frenimin e fluksit te emigrantëve që nisen nga Afrika.

 

Çdo refugjat që nuk vjen nga zonat e konfliktit do të kthehet pas.

 

Matteo Salvini: “Do të jetë një kënaqësi për ne nëse propozimet italiane për reduktimin e nisjes së emigrantëve, për reduktimin e zbarkimit të tyre në brigjet europiane, për reduktimin e numrit të viktimave, apo dhe të kostos së lartë, të shndërrohen në propozime në nivel europian. Nëse do të reduktohet numri i emigrantëve të parregullt që mbërrijnë nga Afrika nuk do të ketë më asnjë problem për kufijtë e Brendshëm të Bashkimit Europian e vendet e popujt mund të punojnë të qetë mes tyre, do të ulen kostot sociale dhe ato ekonomike të cilat nuk mund ti përballim më”.

 

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer mbajti të njëjtën linjë qëndrimi me Matteo Salvinin.

 

“Javët e fundit politikat e emigracionit në Bashkimin Europian po zhvillohen me efikasitet. Ne duam të vendosim rregull në politikat migratore, do të takohemi përsëri më date 19 korrik për të diskutuar për një zgjidhje të mire. Nëse gjen zgjidhje problemi i madh i vendeve pritëse të emigrantëve do të gjejnë zgjidhje dhe mjaft probleme të tjera”.

 

Më herët ministri i brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer u shpreh se qëllimi kryesor është forcimi i kufijve të jashtëm.

 

Horst Seehofer: Qëllimi ynë është të përforcojmë kufijtë e Europës dhe t i kontrollojmë ato në mënyrë më efikase, gjithashtu qëllimi ynë është te reduktojmë emigracionin.

 

Ministri I Brendshëm Horst Seehofer është përballur me mjaft kritika në Gjermani për retorikat e tij ndaj emigrantëve, pas komentit se po festonte ditëlindjen e tij të 69-të ditën që 69 refugjatë u deportuan në Afganistan.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *