Sonte në “Anfield Roud”, Champions League do të përjetoje një mbrëmje ku historia flet me shumë se cdo gjë tjetër.

Liverpool pret Milanin, pas 7 sezonesh mungesë në kompeticionin ku këto dy klube kanë zhvillluar dy finale legjendare në 2005 dhe 2007, por që për herë të parë kuqezinjtë shkelin tapetin e “Anfield” në duele në grupe.

Kjo është arsye përse të kuqtë e Liverpool e kanë pritur duelin me Milanin me një spot që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Një spot bazuar tek suksese historike të këtyre dy ekipeve në këtë trofe nëder dekada, si dhe dy duelet legjendare mes tyre .

Një mirëseardhje e vecante, tregues i respektit të Liverpool për traditën e kuqezinjve në këtë kompeticion.

Në letër “djajtë e kuq” janë favorite. Klopp nuk ka probleme të mëdha, me përjashtim të mungesave të Firminos dhe elliot.

Tek Milan mungesa më e madhe është Zlatan Ibrahimovic ndërsa Messias dhe Krunias gjithashtu nuk janë të gatshëm.

Probleme pati edhe Tonali, por gjasat janë që ai të luajë. Dueli do te transmetohet ne Tring sport 2/ Hd ne oren 21:00.

Më poshtë formacionet e mundshme të dyja ekipeve:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *