Disa anëtarët te Parlamentit Evropian akuzojnë komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi që ka bashkëpunuar me liderin serb të Bosnjës dhe hercegovinës, Milorad Dodik për ndarjen e vendit.

 

Në një letër, drejtuar presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen 30 eurodeputete kërkojnë të hetohet roli i zyrtarit të lartë të brukselit për mbeshtetjen ndaj dodik.

 

“Përfaqësuesit e Komisionit nuk mund të mbështesin lëvizjet separatiste ose të veprojnë përtej mandatit të tyre në kundërshtim me politikën zyrtare të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëse paanshmëria dhe neutraliteti i Komisionit vihet në pikëpyetje, ekuilibri i brishtë gjeopolitik kërcënohet menjëherë”

 

Në dokumentin e nënshkruar nga 30 eurodeputetë theksohet se si një palë neutrale me ndikim të konsiderueshëm, Komisioni duhet të sigurojë respektimin të marrëveshjes së paqes të Dejtonit.Këshilltari i Dodik mohoi përfshirjen e Varhelyi në planifikimin e mbajtje se asamblesë së Republikës Srpska.

 

Bosnja dhe hercegovina po përballet me krizën më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në dhjetor 1995, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes e Dejtonit.

 

Marrëveshja e ndau vendin në dy entitete gjysmë autonome – entitetin e Federatës së dominuar nga boshnjakët dhe kroatët dhe entiteti Republika Srpska e drejtuar nga serbët.Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës bëri thirrje që Republika Srpska të tërhiqet nga institucionet kryesore shtetërore dhe të krijojë institucionet e saj, duke shkelur keshut traktatin e paqes dhe kushtetutën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *