Në kulmin e debatit për reformën zgjedhore, tre eurodeputetë i dërguan një mesazh të qartë mazhorancës.

David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannisn kërkuan nga PS që të mos anashkalohet marrëveshja e 5 qershorit pa konsensusin e të gjitha palëve.

Ata paralajmëruan se nëse ky pakt nuk miratohet sa më parë në Parlament, atëherë negociatat me BE vihen në rrezik.

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Demodifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian. Cdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.”

Kujtojmë që edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigis Soreca kërkoi që të votohet marrëveshja e 5 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *