Kryeministri Edi Rama e konsideroi një sukses daljen në tregjet ndërkombëtare sa i përket eurobondit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp këtë të mërkurë me Anila Denajn dhe Arben Ahmetaj, kreu i qeverisë tha se ky rezultat garanton planin e ri kombëtar “Shqipëria 2030” për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social. Ai shtoi se ky plan do të publikohet së shpejti për t’u aksesuar nga të gjithë.

“Arsyeja besoj që ia vlen simbolikës edhe të ritakimit në këtë mjedis, sepse megjithëse lajmet e mira në tërësi nuk janë prioritet i kronikës, dhe kur vjen puna për lajmet e mira që lidhen me ekonominë, aq më pak. Por realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë tonë përpara të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme. Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori” tha ai.

Qeveria shqiptare ka arritur të marrë një Eurobond me vlerë 650 milionë euro në tregjet ndërkombëtare, me një kupon prej 3.65% për një afat 7 vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *