Subscribe

Mazhoranca do të kërkojë ndihmën e deputetëve të rinj që kanë marrë mandatin si opozitarë, për miratimin e një amnistie që do të ulë mbipopullimin në burgje.

 

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj tha se projektligji është hartuar në bashkëpunim me ministrinë e brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme, por kërkon votim të cilësuar.

 

“Për shkak të mungesës së opozitës dhe mungesës së vullnetit të tyre për të miratuar një amnisti, që miratohet me shumicë të cilësuar ka ngelur e pamiratuar. Por tani që opozita, pjesa tjetër ka ardhur, do ta rishikojmë idenë sesi mund ta kalojmë sërish në parlament për miratim”

 

Sipas projektligjit që ndodhet në sirtarët e kuvendit, nga amnistia parashikohet të përfitojnë rreth 350 të dënuar, duke mos përfshirë ata në ndjekje penale.

 

Për miratimin e amnistisë duhen 84 vota ndërsa parlamenti aktualisht ka 96 deputetë por numri pritet të shtohet pasi kandidatë të tjerë kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *