“Ferma VIP” vijon të jetë epiqendra e emocioneve dhe surprizave në ekranin e Vizion Plus, duke mos njohur asnjë moment qetësie, teksa javët kalojnë. Me konkurrentë që pakësohen dhe sfida që bëhen gjithnjë e më të forta, loja po kalon një fazë të re tensioni.
Elinara, Andueli, Erandi dhe Big Basta të cilët nuk arritën të realizonin me sukses sfidën gjaët prime-s së të hënës, por edhe Frederik Ndoci, tashmë i nominuari i përhershëm , vijojnë të jenë nën ethet e nominimit. Njëri prej tyre do të ndërpres sonte rrugëtimin, duke humbur kështu mundësinë për të prekur finalen e madhe. Vendim ky që i takon publikut, i cili ka ende mundësi të votojë, deri në nisje të spektaklit.
Konkurrentët shfaqin gjithnjë e më qartë strategjitë e tyre të lojës, duke i dhënë edhe më shumë intensitet garës, ndërsa Ester Allushi dhe i përzgjedhuri i saj Andueli kanë shijuar privilegjet e dhomës së njëshit.
Gjatë këtyre ditëve një tjetër zarf ka mbërritur në fermë. Sfida që duket se herë pas here vënë në sprovë fermerët.
Në fermë ka patur edhe momente tensioni, prishje miqësish, fillime të reja por edhe momente argëtuese.
Zhvillimet e fundit që kanë shtuar tensionin në “Ferma VIP 2” por dhe shumë momente të tjera do të diskutohen sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21.00 në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring.





