Pak javë më parë, fansat e Liam Payne dhe Cheryl u tronditën pas lajmit se çifti kishte vendosur t’i jepte fund historisë së tyre të dashurisë. Prindërit e djalit 1-vjeçar, Bear, u shprehën se do të mbeten miq për shkak të vogëlushit të tyre.
Mirëpo duket se Liam e ka kaluar menjëherë dhimbjen e ndarjes, pasi u pa në krahët e një tjetër vajze. “Dailymail” bënë të ditur se Liam u fotografua duke u përqafuar dhe puthur me 18-vjeçaren miliardere, Maya Henry. Ata janë parë në praninë e njëri-tetrit disa herë dhe duket se po dalin zyrtarisht si çift edhe në publik, pasi u shfaqën në mbrëmjen gala të organizuar nga “Dolce&Gabbana”.
Burime pranë këngëtarit tregojnë se Liam nuk është ende gati për një lidhje serioze, pasi prioriteti kryesor i tij është djali dhe karriera muzikore.