Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati tha se një rol të rëndësishëm në përballim e sfidave të 2020 ka luajtur buxheti i vitit 2019. Nga foltorja e Kuvendit, Bushati deklaroi se buxhet parandaloi krizë.

“Buxheti i vitit 2019, para një viti të vështirë si 2020-ta, ka bërë një punë shumë të mirë për të parandaluar një krizë që do të kishte qenë më e madhe në qoftë se nuk do kishim pasur një sjellje të përgjegjshme të financave publike në Shqipëri. Rritja për vitin 2019 ishte 2.2%. Papunësia është ulur në nivel rekord, duke arritur në 11.6%. Borxhi publik në trend uljeje, duke arritur në 66.2% në raport me GDP.”

Sipas tij, qeveria mori një sërë masash që e përgatiti më mirë ekonominë, duke prëmendur këtu edhe lehtësitë për biznesin.

“Sektori i bujqësisë dhe agroturizmi patën një reagim shumë të mirë me gjithë pandeminë e krizën botërore, kjo falë masave të marra, si: përjashtimi nga TVSH i importit të makinerive bujqësore dhe reduktimi i shkallës së tatim-fitimit korporativ nga 15% në 5% për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor dhe për subjektet që operojnë në fushën e agroturizmit. Biznesi i vogël dhe i mesëm, – e para, reduktimi i normës së tatim fitimit, nga 15% në 5% për bizneset me të ardhura deri në 14 milion lekë, masë që për këtë kategori u hoq në vitin 2020; ulja e ngarkesës fiskale për të punësuarit, duke rritur fashën e të ardhurave që tatohen në normën mbi 13%, nga e cila përfituan 15.400 punëmarrës në Shqipëri; përjashtimi nga TVSH i furnizimit me shërbim nga nënkontraktorët për kontraktorët në industrinë fason”, renditi ai midis të tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *