Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e sheh si një proces në rrugë të drejtë reformimin e drejtësisë.

 

Si shembull, ai mori gjyqet e Bashkisë së Tiranës para reformës dhe pas reformës. Sipas tij, përpara shumica e gjyqeve humbeshin prej bashkisë dhe fitoheshin nga zaptuesit. Ndërsa sot, shtoi Veliaj në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, fiton shteti.

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës e ndali theksin edhe te ndëshkimi i autorëve të Gërdecit e 21 Janarit. Për rezultate të tilla, Erion Veliaj tha se drejtësia e re duhet të krijojë muskuj.

 

“Nuk është politika ajo që vendos, por sistemi i drejtësisë që duhet të krijojë muskuj, këllqe, të mos rrijë me patericat e ndërkombëtarëve dhe të japë rezultatet. Por jam i sigurt që Edi Rama nuk del t’i bëjë pengesë. Po të ishim ne prokurorë e gjyqtarë, për shpirt të gjithë ata që bënë Gërdecin, Rrugën e Kombit e 21 Janarin do të ishin në burg.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *