Emri i tij i vërtetë nuk është Erik Lloshi. Këtë e konfirmoi vetë këngëtari shqiptar në studion e emisionit “Vizioni i Pasdites”, me moderatore Evi Reçin. Erik Lloshi tha se në të vërtetë quhet Enrikson.

 

“Adi ka qenë i pari që mua më ka nxjerrë në skenë që kur kam qenë 16 vjeç dhe më ka pagëzuar me emrin Erik. Sepse unë e kam emrin Enrikson. Adi ka qenë personi që më ka vënë emrin Erik. Kjo është hera e parë që e them në televizion, çuditërisht. Nuk e di pse e kam harruar. Në shtëpi më thërrasin Eni, Eri, Soni, Riku.”

 

Të qeshurat dhe habia pasi Erik Lloshi zbuloi ‘sekretin’ nuk munguan në studio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *