Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se ushtria turke do të jetë në dispozicion të Palestinës, për t’u mbrojtur nga sulmet izraelite.

 

Gjatë një konference për mediat, Erdogan tha se mbështetja politike për Palestinën nuk do të mungojë dhe shtoi se do të vazhdojë të vëzhgojë ngjarjet dhe reagimet e organizatave ndërkombëtare.

 

Duke e akuzuar Izraelin si një shtet terrorist, Erdogan tha se civilët në Gaza po bombardohen pa mëshirë.

 

Sipas tij, ata që mbështesin këto veprime, do të hyjnë në histori si bashkëpunëtorë në vrasjet e fëmijëve dhe në krimet kundër njerëzimit.

 

Më tej, Erdogan tha se ata që mbështesin veprimet izraelite në Kuds dhe Gaza do të hyjnë në histori si bashkëpunëtorë në vrasjet e fëmijëve dhe në krimet kundër njerëzimit.

 

Presidenti turk po ashtu kritikoi homologun e tij amerikan, Joe Biden, për nënshkrimin e një marrëveshjeje armësh me Izraelin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *