Në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan shpreh keqardhje që thirrja e sekretarit të përgjithshëm të KB për një armëpushim universal, nuk dha rezultate.

“Na vjen keq që thirrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim humanitar global, të cilin ne gjithashtu mbështesim, nuk ka dhënë rezultate konkrete. Turqia po kërkon  mënyra për të eleminuar kërcënimet ndaj vendit tonë dhe njerëzimit, duke marrë çdo lloj iniciative nëse kërkohet.”

Sa i përket zhvillimit të vaksinimit kundër koronavirusit, udhëheqësi turk tha se duhet të jenë në dispozicion për të gjitha vendet në botë, në mënyrë që t’i shërbejnë mirëqenies së gjithë njerëzimit.

“Çdo vaksinë e ardhshme COVID-19 duhet të jetë e hapur për t’u përdorur nga i gjithë njerëzimi, jo të kthehet në një konkurs,” tha ai.

Presidenti foli gjithashtu edhe për përpjekjet e vendit të tij për të ndihmuar njerëzit e prekur nga lufta civile në Siri.

“Turqia po pret 4 milionë refugjatë sirianë. Sot, vende si Turqia, të cilat po presin numrin më të lartë të refugjatëve, ruajnë dinjitetin e gjithë njerëzimit përmes sakrificave të tyre, megjithatë, disa shtete, përfshirë disa vende evropiane, për fat të keq, shkelin të drejtat e refugjatëve dhe azilkërkuesve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *