Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi një reagim të unifikuar nga popujt muslimanë për vendimin e presidentit Trump mbi Jerusalemin, të cilin e quajti “të pavlefshëm”.

 

Në një takim urgjent  të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, Erdogan u ka bërë thirrje udhëheqësve të kombeve muslimane ta njohin Jerusalemin si “kryeqytetin e pushtuar të shtetit palestinez”.

 

“Unë ftoj të gjitha vendet që e vlerësojnë të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare që të njohin Jerusalemin si kryeqytetin e pushtuar të shtetit palestinez”. Ata që luftojnë me miqtë e tyre harrojnë të luftojnë me armiqtë e tyre. Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike. Ne duhet të ndalojmë që Izraeli të fitojë më shumë tokë nga Palestina dita ditës dhe nuk duhet të pranojmë politikat dhe qëndrimin që Izraeli ka shfaqur çdo ditë”.

 

Presidenti Erdogan bëri thirrje gjithashtu për përshpejtimin e procesit të përfshirjes së Palestinës në marrëveshje ndërkombëtare.

 

Ndërsa lideri palestinez Mahmoud Abbas tha se SHBA e kishte përjashtuar veten nga procesi i paqes.

 

 “SHBA e ka treguar se është plotësisht I njëanshëm në favor të Izraelit. Do të kërkojmë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të anuluar vendimin e Uashingtonit mbi Jerusalemin pasi është “një krim i madh” dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Jerusalemi është dhe gjithmonë do të jetë kryeqyteti i Palestinës”.

 

Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Qyteti strehon disa prej vendeve më të shenjta për hebrenjtë, muslimanët dhe të krishterët.

 

Erdogan njihet si nje nder kritiket me te ashpër te këtij vendimi, pak dite me pare ai e ka quajtur Izraelin si nje vend terrorist qe vret fëmije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *