Shteti turk do të zgjasë me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme, pasi nevojitet më shumë kohë per të asgjësuar kërcënimin që vjen nga grupet terroriste, pas tentativës së dështuar për grusht shteti. Deklarata është bërë nga presidenti i vendit Rexhep Taip Erdoan, një ditë pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare rekomandoi një masë të tillë. Ankaraja zyrtare vijon fushatën e arrestimeve ndaj mbështetësve të organizatës “Feto” të drejtuar nga Fet’hullah Gylen, që Turqia e njeh tashmë si terroriste. Nga ana tjetër, ajo është ne pritje te nje përgjigjeje nga Uashingtoni për kërkesa e saj lidhur me ekstradimin e Gylen nga SHBA.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *