Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb dhe kryeministrin e Kosovës, ku në thelb të diskutimeve mësohet se ishte situata e krijuar në veri.

 

Lajmi konfirmohet nga një postim në faqen zyrtare të presidencës turke, ndërsa vetë Erdogan është ofruar për të dhënë ndihmën e nevojshmë në emër të stabilitetit mes dy vendeve.

 

 

Erdogan thekson se dialogu është forma e duhur për të garantuar stabilitet dhe siguri mes dy vendeve.

 

“Presidenti Erdoganbisedoi në telefon me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri Kurti i Kosovës e uruan Presidentin Erdogan për rizgjedhjen. Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Presidenti Erdogan vuri në dukje se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

 

Nga ana tjetër, vendet Perëndimore kanë kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për qëndrimin e mbajtur dhe mostërheqjen në vendimin për të lejuar krerët e zgjedhur të ushtrojnë detyrën në godinat komunale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *