Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ju kthye gjuhës së ashpër ndaj kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

 

Duke folur para grupit parlamentar të partisë së tij, Erdogan i kërkoi Mitsotakis që të njohë limitet dhe të mos e sfidojë.

 

 “Unë bëra një deklaratë që mund të takohemi me Mitsotakis. E bëra këtë deklaratë dhe pashë që Mitsotakis po më sfidonte. Ne thamë që takimet e konsultimit duhet të fillojnë, nën emrin e vjetër të kontakteve eksploruese, dhe ato filluan. Takimi i dytë do të zhvillohej në Athinë. Mitsotakis më sfidoi. Kur më sfidoni, si të takohemi të dy? Së pari, duhet të njihni kufijtë tuaj. Nëse vërtet keni një kërkim për paqe mos më sfidoni. Njihni kufijtë tuaj. Nëse nuk i njihni kufijtë tuaj, kjo do të thotë që keni shkelmuar tryezën. Ne nuk u larguam nga tryeza. Dhe nëse vazhdon kështu, ne nuk mund të ulemi në tavolinë me ty.”

 

Erdogan më pas mori shkopin nga ministri i tij, Hulusi Akar, duke thënë se “ajo që keni bërë në ishujt është e qartë. Në çfarë mbështetesh? A mendoni akoma se ndihma do të vijë nga diku? A mbështetesh te kjo? Nëse keni një përshtypje të tillë gaboni. Çfarëdo ndihme që të vijë, ju duhet ta dini se Turqia është në këmbë, ajo është në vendin e saj dhe ajo e di se ku dhe çfarë mund të bëjë, çfarë duhet të bëjë. Ju u mbështetët në disa male, por në ato male binte borë. Ju nuk keni asnjë përfitim. Por ne bëjmë gjithçka vetë. Prandaj do t’i njihni mirë “turqit e çmendur”.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *