Në bashkinë e Lezhës, mijëra familje e kanë kaluar në errësirë mbrëmjen e së premtes, pasi era e fortë me shpejtësi deri në 60 km/ orë, ka dëmtuar linjat elektrike.
Po ashtu janë rrëzuar dhjetëra pemë e janë dëmtuar disa banesa si dhe automjete.
Edhe pse njësitë e ndërhyrjes janë shpërndarë në terren, kushtet atmosferike e vështirësojnë riparimin e dëmeve si dhe rikthimin e energjisë elektrike./vizionplus.tv





