Subscribe

Një stuhi e pasdites së të shtunës ka dëmtuar qindra hektarë sera në zonën e Sukut në Bashkinë e Roskovecit. Era e fortë dhe reshjet kanë dëmtuar serat që kanë qenë në fazë mbjelljeje. Fermerët shprehen se dëmet janë të rënda dhe pa ndihmë nga shteti ata nuk mund të mbjellin për sezonin që po fillon.

 

 

 

Fermerët e dëmtuar janë mosbesues se mund të dëmshpërblehen, bazuar kjo në eksperiencat e viteve të shkuara. Ata theksojnë së dëmet shkojnë në disa miliona leke dhe ndërtimi i serave, gjithashtu është bërë me kredi gjë e cila thellon problemet për ta.

 

 

 

Ky është një fenomen jo i rrallë për këtë zonë, ndërsa edhe herë të tjera erërat e forta kanë dëmtuar sipërfaqe të tëra me sera, e dëmshpërblimi ka mbetur thjesht në letra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *