Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi, i ka kthyer përgjigje akuzave që kryeministri Rama bëri gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së.

 

Rama ka shigjetuar ato ministri, të cilat gjatë bashkëqeverisjes së 4 viteve të fundit, ishin drejtuar nga LSI, duke folur për korrupsion në nivel të lartë. Gjatë një takimi partiak në Pogradec, Kryemadhi është shprehur se Rama nuk mund të mbrohet nga kriminelët që ka zgjedhur për t’i pasur në krah.

 

Sipas saj, epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Numri një i LSI-së, tha se më mirë të kesh në krah një infermier, këngëtar apo mësues, se sa një vrasës, tutor prostitutash, trafikant armesh apo trafikant droge.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *