Gjykata e Apelit të Tiranës ka urdhëruar rikthimin në qeli të Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e kolonelit të policisë, Arben Zylyftari.

 

Ai u lirua nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila tani ndodhet vetë pas hekurave.

 

Ky urdhër vjen pasi Tafili fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Krujës.

 

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

 

Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *