Partitë politike kanë afat deri në mesnatën së kësaj të hëne për të dorëzuar listat e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Për të miratuar listën përfundimtare për çdo qark para se t’i dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë në orën 20.00. Takimi do të zhvillohet online, njoftuan burimet për “Vizion Plus”.
Nga ana tjetër, socialistët do të mbledhin Kryesinë në orën 18.00, por për shkak të pandemisë në selinë e PS do të jenë vetëm kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit politikë të 12 qarqeve, ndërkohë që anëtarët e tjerë do të jenë online.





