Alexina Graham, modelja e famshme britanike është prekur nga COVID-19.

Bukuroshja, personazh i njohur i “Victoria’s Secret”,  e bëri vetë public lajmin se ishte prekur nga koronavirusi nëpërmjet një postimi në instagram.

 

” Është I frikshëm. Ditën e parë kam vjell disa herë dhe shkoja në banjo shpesh, pastaj ethe dhe dhimbje të forta trupi. Nuk arrija të merrja frymë dhe të flisja. Kisha dhimbje të forta në pjesën e gjoksit. Nuk isha në gjëndje as të hyja dhe të dilja vetë nga tualeti e kisha nevoje për ndihme edhe për tu cuar nga krevati. Edhe ngrenia e ushqimit u bë e vështirë, shkruan modelja.

 

Engjëlli britanik i “Victoria’s Secret”,  mendon se në Britani ka ende shumë njerëz që po e nenvlerësojnë këtë virus teksa dëgjon grumbullime njerëzish apo festa në shtëpi. Alexina bën apel që njerezit te qëndrojnë në shtëpi.

 

“Dua të falenderoj mjeket, heronjtë e vërtete”, thotë modelja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *