Subscribe

Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me atentatin mafioz të së shtunës në mbrëmje në Elbasan ku humben jeten tre persona.

 

Mësohet se të gjithë personat që u qëlluan për vdekje janë të afërm me njeri-tjetrin.

 

Objektivi I atentantit dyshohet se ka qënë Endrit Alibej, 34 vjec i cili është person me precedente penal ne fushen e lendeve narkotike ne Europe, kryesisht për trafik kokainë. Ai kishte ndryshuar edhe mbiemrin si pasoje e problemeve me drejtesine.

 

Viktima tjeter Arben Dylgjeri 54 vjec është xhaxhai i tij ndërsa shtetasi turk Erdal Duranay. Ky I fundit është i afërm i një prej bashkëshorteve të familjareve të fisit Dylgjeri dhe Alibej.

 

Të tre viktimat sapo kishin dalë nga një lokal në zonën e Bradasheshit bashkë me familjet e tyre. Ata lëviznin në tre makina, kun ë njërën ishin të tre viktimat ndërsa në dy makinat e tjera fëmijet dhe bashkëshortet e tyre.

 

Autoret mesa duket e kanë pasur te qartë objektivin e atentatit teksa kanë shkuar vetëm në makinën ku ishte Endrit Alibej , Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *