Polumbarët e forcave speciale dhe forcat e policisë kufitare po vijojnë kërkimet për 18 vjeçarin, I cili dyshohet se është mbytur një ditë më parë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

 

I riu nga Kruja, me inicialet E.M., humbi kontaktet me familjarët pasditen e të dielës.

 

Ishin vetë familjarët e 18 vjeçarit ata që kanë denoncuar rastin në polici. Sipas familjarëve 18 vjeçari është futur në det e më pas nuk është parë më të dilte nga deti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *