Enca ka filluar përgatitjen për projektin e saj më të ri muzikor, i cili kësaj radhe do të jetë më i veçantë nga të tjerët. Kënga e saj e re ka të bëjë me bimën e ndaluar të kanabisit, madje disa nga vargjet e kësaj kënge fansat e këngëtares i zbuluan pak ditë më parë.

 

 

Të njëjtën tematikë do të shtjellojë edhe klipi, xhirimet e të cilit mesa duket kanë filluar tashmë.

 

 

Këngëtarja Haxhia publikoi para pak ditësh një fotografi, në rrjetet sociale, ku shfaqej duke konsumuar kanabis, por një foto të ngjashme e ka publikuar edhe së fundmi në SnapChat.

 

 

Vetëm se këtë herë, këngëtarja nuk po e konsumonte duke e tymosur kanabisin, por si një shtesë në supën e saj, kështu të paktën bën me dije supa jeshile, që ajo ka publikuar në fotografi, dhe në mbishkrimin e saj ka shkruar: “Supë me kanabis”.

 

 

Se cila do të jetë “çmenduria” e radhës nga Enca në projektin e ri, kjo mbetet të shihet deri në publikimin e tij.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *