Subscribe

Zhvillimet në Maqedoni për ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit kanë sjell tension dhe përçarje në qeverinë e Aleksis Tsiprasit në Athinë. Debati me tone të ashpra ka përfshirë dy anëtaret më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, ministrin e jashtëm Nikos Kotzias dhe atë te mbrojtjes Panos Kammenos.

 

Tsipras në mbledhjen e qeverisë u bëri thirrje ministrave të jenë të bashkuar si dhe kërkoi qe te mos u shërbejnë qëllimeve te opozitës.

 

Deklaratat e javës së shkuar të ministrit të mbrojtjes Panos Kammenos gjatë vizitës së tij në SHBA për një Plan B për Maqedoninë janë konsideruar provokuese nga anëtaret e tjerë te qeverise. Partneri kryesor i koalicionit, kryetari i partisë së grekeve të pavarur Panos Kammenos ka deklaruar se nuk do të votojë në parlament zbatimin e marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit. Kammeos më herët ka shpalosur platformën e tij për një zgjidhje alternative.

 

Ministri i jashtëm grek firmëtari i marrëveshjes së Prespës mbetet i vendosur dhe i prerë se emri Maqedonia e Veriut është e vetmja rrugë për Maqedoninë të anëtarësohet në NATO dhe në BE. Kotzias e akuzoi Kammenos se po bën lojëra të rrezikshme politike interesave kombëtare. Sipas kryediplomatit grek, Kammenos nuk po i shërben vendit por vetëm interesave te tij te ngushta.

 

Për Kammenos marrëveshja e Prespës nuk do te jete kurrë ne rendin e ditës ne parlamentin grek pasi ajo nuk do te gjeje zbatim ne Maqedoni. Në të dyja vendet si në Greqi ashtu dhe në Maqedoni opozita kërkon zgjedhje të parakohshme pas dështimit të referendumit për emrin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *