Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e tre kriminelëve të shpallur në kërkim. Policia njoftoi se bëhet fjalë për shtetasit Bajram Boci, Alban Baftjari dhe Jashar Begani.

 

Që të tre ata janë të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Barjam Boci është autor i vrasjes së efektivit të policisë në Lazarat në 2015. Nga ana tjetër, Alban Baftjari është dënuar sepse bashkë me disa persona të tjerë, ka hyrë natën në një banesë për të vjedhur, por më pas ka plagosur për vdekje dy persona.

 

Ndërsa Jashar Begani kërkohet për të vuajtur dënimin për vrasjen e dy shtetasve në zonën e stadiumit “Qemal Stafa”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *