Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeg, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit.

Edison Gjeka dhe Ndue Pale, të dy 24 vjeç, janë plagosur në këmbë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Të rinjtë u transportuan në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *