Gjykata e Korçës ka lënë në burg shtatë personat, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, si pjesë e grupit kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për organizatorin Mario Tanellarin, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe transportuesit dhe poseduesit: Xheljan Ajdinin, Niko Jankon, Ahmetion Myslimin, Mariglen Arapin, Elvi Tahirin dhe Mikail Mejdin.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata transportonin lëndë narkotike.

Policia ka arestuar në dy operacione edhe 5 shtetas të tjerë, pjesë e të njejtit grup, të cilët ndodhen pas hekurave në pritje për të dalë para gjykatës./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *