Dalin në dritë detaje të tjera nga krimi që tronditi Maqellarën. “Vizion Plus” mëson se autorja e vrasjes është identifikuar si Miranda Markaj, 44 vjeçe, e cila goditi me thikë vjehrrën Naile Markaj, 74 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend.

 

44-vjeçarja mësohet se ka tentuar të fshehë krimin. Ajo e ka mbajtur të fshehtë trupin e pajetë të vjehrrës për gjashtë orë në banesë, ku edhe ndodhi vrasja, deri në momentin që e zbuloi bashkëshorti i saj.

 

Banorët e zonës thonë se konfliktet mes tyre kanë qenë të shpeshta. Miranda Markaj u arrestua nga policia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *