“Shuplaka” që Komisioni i Disiplines I dha klubeve të Tiranës dhe Partizanit për skandalet në derbi, ka pëshuar më së shumti tek nje pjesë e tifozerisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për grupin “Capital Crew”, i cili kishte pak kohë që organizohej pasi një pjesë e anëtareve të “Tirona Fanatiks” u shkëputen dhe u organizuan vecmas.

Në derbin e fundit ata ishin grupimi që nxorren banderolen e skandalit ku dy partizane shiheshin të varur në litar.

Një material I tillë  propoganduese e me provokime me karakter politik dhe shoqëror është dënuar ashpër nga komisioni i disiplinës jo vetëm duke e detyruar Tiranën që të mbyllë sektorin G3 të stadiumit “Selman Stërmasi”, për sezonin futbollistik 2019/2020, vend ku qëndron grupimi “Capital Creë”, por ka shkuar edhe më shumë sesa kaq.

Në kuadër të masave të reja shtrenguese, janë marrë edhe masa të forta individuale ndaj disa tifozeve, kryesisht anëtarë të këtij grupimi, që shihen si përgjegjes për gjithcka ndodhi në derbi.

Komisioni I Disiplinës pranë FSHF ka publikuar edhe listën e përsonae që iu ndalohet hyrja  përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF.

Bie në sy mes tyre edhe Alban Rexha, ish futbollist i disa skuadrave në futbollin shqiptar dhe prej vitesh pjesë shumë aktive e tifozerisë së Tiranës.

Madje besohet se ai është një prej drejtuesve të grupimit “Capital Creë”. Sidoqoftë nuk dihet ende se cili është mekanizmi që do përdoret për të penguar hyrjen e tyre në cdo impiant të vendit.

 

Lista e plotë e tifozeve që nuk lejohen më të futen në stadiumet shqiptare.

 

– Elton Bande

– Alban Rexha

– Getard Celiku

– Mateos Majani

– Aksel Manxhari

– Thanas Bendo

– Bledar Luga

– Gentian Qosja

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *