Subscribe

Policia dha informacionet e para në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit duke publikuar edhe identitetet e të plagosurve.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur konkretisht në autostradën Milot-Rreshen në afersi të Urës me Harqe ku mjeti me  drejtues shtetasin K.M.,29 vjeç, banues në Tiranë është përplasur  me mjetin me drejtues shtetasin A.N. 37 vjeç, banues në Burrel.

Në të dy mjetet ndodheshin si pasagjerë shtetasit  A.M.,25 vjeç,banues në Tiranë,N.K.,19 vjeç,banues në Kurbin si dhe A.N.,32 vjeçe,banuese në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *