Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Aksi”, pas një pune të mirëorganizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.
Në aksin rrugor “Nikël–Fushë-Krujë” janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, Shaban Haka 34 vjeç dhe Ilir Topalli 43 vjeç, teksa po transportonin me një automjet “Volkswagen” rreth 10 kilogramë lëndë të dyshuar cannabis sativa, me qëllim shitjen.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjet edhe një armë gjahu pa leje. Policia sekuestroi në total drogën, armën, automjetin dhe tre aparate celularë.
Të dy personat ndodhen në paraburgim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





