Subscribe

Ky është vetëm një episod nga emisoni më i ri humoristik “Treshat” që përmes skeçeve dhe batutave, do të trajtojë ngjarjet e aktualitetit.

 

Vëllezërit binjakë Romeo dhe Donald Veshaj, të njohur prej kohësh në skenën e Al Pazar, këtë radhë vijnë për shikuesit e vizion plus së bashku me bukuroshen Bora Zemani.

 

Një treshe që shfaqet sa në skenë e jashtë saj, për ti thënë një përthyerje humori zhvillimeve të javës.

 

Bora, Romeo dhe Donaldi nuk do të jenë të vetëm: “Treshave” çdo puntatë do t’i bashkohen personazhe të njohur nga bota e politikës e show bizit, por jo vetëm.

 

Formati i plotësuar edhe me lojëra e muzikë vendos në qendër personazhin e ftuar që rrëfehet për treshen e moderatorëve.

 

“Treshat” do të jenë në ekran për t’i shoqëruar me humor mbrëmjet tuaja. Çdo te enjte në Tring, dhe çdo te premte ne Vizion Plus në ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *