
NEXT
NEXT, prej 10 vitesh pjesë e strukturës programore të Vizion Plus, tashmë është një destinacion i rëndësishëm në përditshmëri për të rinjtë si edhe për këdo që kërkon të informohet mbi gjithçka ndodh në botën e showbiz, tekonologjisë, kinemasë, muzikës e jo vetëm. Programi qe takon te rinjte me teknologjine. Ne studio prezantohen, komentohen dhe provohen trendet e fundit te teknologjise dhe inovacionit. Nga smartphone te applikacionet.
Next ka qenë dhe mbetet gjithmonë një risi në televizionet shqiptare pasi në çdo sezon ka qënë objekt transformimi qoftë në nivel permbajtjeje e prezantimi por edhe ndryshimet në skenografi për t’iu përshtatur kërkesave të kohës.
Skenografia e këtij emisioni ka si qëllim përcjelljen e “imazhit te ri” tek të rinjte. Ku elemente të teknologjisë së lartë si psh: Hologrami, janë prezente për herë të parë në një studio televizive.
Pjesë shumë e rëndësishme e këtij programi është edhe interaktiviteti me të rinjtë i cili kryhet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Permes materialeve video te shkeputura nga rubrikat e te pergatitura enkas per rrjetet sociale, te rinjve u jepet mundesia te komentojne si edhe te japin idete e tyre lidhur me to.
RUBRIKAT
- Teknologjia – Për të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë, nisur edhe nga fakti i evoluimit të saj të shpejtë, është konceptuar një hapësirë që ju mban në çdo moment të informuar me të rejat më të fundit, duke sjellë prototype, mënyrat sesi ato funksionojnë dhe disa këshilla praktike sesi mund të përfitojmë nga përdorimi i tyre.
- Video Games – Videolojërat më të fundit dhe më argëtuese të platformave të ndryshme si PS4, PS3, Xbox One, Xbox360, PC, smartpfone etj.
- Cinema – Filmat më të fundit, prodhime të studiove kinematografike prestigjioze, që shfaqen në kinematë shqiptare dhe botërore, të shoqëruar me infon përkatëse, kuriozitete dhe trailerin prezantues. Në ditë të caktuara, speciale për filma të caktuar, të fundit ose të publikuar më herët, me fakte të paprekura më parë, intervista të protagonistëve.
- Gossip – Thashethemet dhe lajmet më të fundit nga bota e showbiz. Selektimi I informacioneve më të rëndësishme të ditës në lidhje me personazhet e njohur, shqiptare e të huaj.
- Personazhe– Analizë e shkurtër e jetës së një personi të njohur. Personazhe të sukseshme me një pikënisje të vështirë dhe histori inspiruese.
- Fun Facts – Fakte interesante për tematika të ndryshme. Një renditje e informacioneve jo dhe aq të prekura në jetën e përditshme.
- Travel – Udhëtim në destinacione të ndryshme turistike nëpër botë, kuriozitete mbi vënde të pazbuluara ende si edhe një guidë e nevojshme për destinacione të cilat nuk janë ende pjesë e guidave turistike por që ia vlejnë të vizitohen.
- Muzikë– 5 këngë të përzgjedhura nga publiku. Preferencat muzikore të bëra në rrjetet tona sociale, hitet muzikore të momentit etj.