
JONIDA’S ROOM
Jonida’s Room është një emision bazuar mbi fashion & lifestyle, moderuar nga Jonida Maliqi, i cili do të transmetohet një herë në javë në Vizion Plus. E ideuar në formën e një dhome, Jonida lidh me shikuesit një formë personale komunikimi për të ndarë shijet e saj mbi të bukurën, sugjerime dhe detaje nga jeta e saj e përditshme.
Emisioni do të jetë i ndarë në disa rubrika te tipit: Art, fashion, lifestyle, bukuri sport, teknologji, destinacione, arkitekturë.
Emisioni do të ngrihet mbi formën e një narracioni, ku Jonida brenda një dhome, ambienti, shtëpie, rrëfen përjerimet e saj mbi një temë të caktuar.
Dhoma e Jonidës do të mirëpresë gjithashtu edhe miq të saj, të cilët nuk do të vihen përballë një interviste klishe por përballë një situate, sikundër veprojnë dy miq në shtëpi. Kësaj here në prani te kamerave.
Insertet e pergatitura përgjatë emisionit do të jenë format i shkurtër e dinamik, duke i dhene ne kete menyre me shume peshe specialistit të fushës, apo personazheve që i shikojmë ndryshe, larg asaj që jemi mësuar t’i shikojmë në media.
E konceptuar si një dhomë dhe me arredim të përshtatur si një shtëpi ku Jonida vendoset ne disa kende te caktuara në varësi të tematikës që do të trajtojë.