Superkupa e Europes ne Vizion Plus

Eventi tradicional qe ngre siparin e sezonit te kompeticionit per klube te UEFA-s, sjell perballe njeri-tjetrit fituesin e UEFA Champions League, Real Madrid dhe fituesin e UEFA Europa League, Atlético Madrid. Kjo eshte hera e pare pas 43 edicioneve te meparshme ku do te perballen skuadra nga i njejti qytet.

Takimi do te zhvillohet ne Lilleküla Stadium te kryeqytetit Estonian, Tallinn, diten e marte 15 Gusht, ne oren 21:00. Kryeqyteti Estonian pason ne kete menyre Pragen (2013), Kardifin (2014), Tbilisin (2015), Trondheim (2016) dhe Shkup (2017) si qytete organizatore te UEFA Super Cup qe pas ndryshimit te formules se organizimit, ku Monako njihej si i vetmi qytet organizator.

 

Çfare eshte UEFA Super Cup?

Takimi i pervitshem qe perball mes tyre fituesit e dy kompeticioneve te UEFA-s per klube, i propozuar nga reporter Hollandez, Anton Witkamp per te percaktuar perfundimisht klubin me te mire ne Europe. Mbajtesi e Kupes Europiane / UEFA Champions League kane qene gjithnje prezente ne keto perballje ndaj fituesve te UEFA Cup Winners’ Cup (1972–1999) ose UEFA Cup/UEFA Europa League (2000–).

 

Disa fakte rreth ndeshjes

  • Kjo eshte hera e katert ne pese edicionet e fundit qe UEFA Super Cup do te diskutohet mes dy ekipeve spanjolle, por e para me ngjyrat e nje qyteti, Madridit.
  • Atlético eshte perballur 9 here me Real Madrid ne kompeticionet e UEFA-s me nje rekord te regjistruar 2F 2B 5H, ndonese u duhet ende te mposhtin rivalet e tyre te qytetit ne nje finale ose ti eleminojne ata nga nje kompeticion i UEFA-s.
  • Real Madrid ka fituar 4 nga 6 UEFA Super Cup – perfshire dy te fundit. Si klubi i pare qe fiton tre here rradhazi UEFA Champions League, ata mund te behen gjithashtu ekipi i pare qe fiton tre UEFA Super Cup rradhazi.
  • Atlético i ka fituar te dyja perballjet e saj ne UEFA Super Cup, ne edicionet e 2010-es dhe 2012-es si fitues te UEFA Europa League. Ata fituan ndaj Inter Milan 2-0 ne 2010 dhe Chelsea 4-1 ne 2012.